Bota

Konkluzionet për propozimin francez, Mariçik: Do të vijojmë takimet me grupin e punës

Ai tha se konkluzionet kanë të mbëjnë me detyrime ndaj qeverisë që nëse në cilindo moment të negociatave vendoset në pikëpyetje ose kërkohet të negociohet mbi gjuhën dhe identitetin, qeveria të tërhiqet nga ato negociata.

6 Korrik 2022, 18:13 Nga d.a.
Konkluzionet për propozimin francez, Mariçik: Do të
Bojan Mariqiq

MAQEDONIA E VERIUT- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçik, pas takimit të grupeve të punës për propozimin francez, tha se kanë propozuar konkluzione te cilat duhet ti miratojë Kuvendi.

Ai tha se konkluzionet kanë të bëjnë me detyrime ndaj qeverisë që nëse në cilindo moment të negociatave vendoset në pikëpyetje ose kërkohet të negociohet mbi gjuhën dhe identitetin, qeveria të tërhiqet nga ato negociata. Mariçik tha po ashtu se do të vazhdojnë takimet por takimin e parë e cilësoi si kontruktiv dhe të nevojshëm.

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

bojan mariqiq propozimi francez

Sondazh

Poll