Bota

Propozimi francez, Përfaqësuesi i BDI-së: Duhet t'i fillojmë negociatat me BE-në

Ademi tha se informacioni se nuk ka kornizë negociuese dhe se protokolli është pjesë e kornizës së negociatave është lajm i rremë.

6 Korrik 2022, 18:18 Nga d.a.
Propozimi francez, Përfaqësuesi i BDI-së: Duhet t'i
Arbër Ademi

MAQEDONIA E VERIUT- Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka thënë se Maqedonia e Veriut do t’i filloj negociatat me BE-në dhe se qytetarët të mos besojnë lajmet e rreme lidhur me propozimin francez.

Nuk ka kohë për lajme të rreme. Lajmet e rreme nuk duhet të mbizotërojnë, por e vërteta duhet të mbizotërojë. Prandaj jemi sot këtu për të folur me argumente. Nuk ka të keqe në diskutime, bisedime, negociata, dhe sqarime me të gjitha palët e interesuara”, tha Ademi, para mbledhjes së sotme të grupeve punuese partiake në Klubin e deputetëve.

Ademi tha se informacioni se nuk ka kornizë negociuese dhe se protokolli është pjesë e kornizës së negociatave është lajm i rremë.

Në kuadër të negociatave thuhet se legjislacioni evropian do të përkthehet në gjuhën maqedone, me çka konfirmohet se gjuha maqedone është zyrtare dhe do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së. Mendoj se ky është përfitimi i propozimit që kemi që të mos ketë lajme të rreme në të gjithë shoqërinë, në të gjithë publikun. Është e mundur të kemi një deklaratë të njëanshme, por ne do të komunikojmë me BE-në në gjuhën maqedone dhe gjuha maqedone është e qartë në këtë drejtim. Gjuha maqedone që flasim unë dhe ju," tha Ademi, duke shtuar se marrëveshja me Frontex-in, e cila u ngec për shkak se gjuha maqedone u kontestua, do të nënshkruhet në gjuhën maqedone.

arbër ademi propozimi francez

Sondazh

Poll