Aktualitet

Hoxha: Shqetësuese, rritja e përdoruesve dhe hyrja e drogërave sintetike

Nga Instituti i Policisë Shkencore, gazetarja Anila Hoxha tregon një sasi me ekstazi që është kapur  në zonën e Dhërmiut dhe po hetohet për të nxjerrë një përgjigje .

5 Korrik 2022, 22:51 Nga I.A
Hoxha: Shqetësuese, rritja e përdoruesve dhe hyrja e drogërave
Anila Hoxha

TIRANË-

Konsumimi i lëndëve narkotike në vendin tonë është në rritje. Ekspertja Ardiana Hoxha, nga Instituti i Policisë Shkencore, thotë për “Top Story” se mund të kemi raste 200 deri në 300 raste me kokainë nga fillimi i vitit deri më tani. Shqetësuese, sipas saj, është rritja e numrit të e përdoruesve.

“Shqetësim janë dhe konstatimet që kemi bërë këtë vit për hyrjen dhe përdorimin e drogërave sintetike. Janë të rrezikshme dhe çojnë deri në fatalitete. Është një kanabis sintetik, MDMB shmika, drogë sintetike e prodhuar në laboratorë klandestinë, me të cilën sprucohen gjethe të zakonshme bimore, në rastin konkret gjethes bonsai dhe në gjuhën e rrugës kjo lloj droge njihet me emrin bonsai, dhe e blen duke ditur se është kanabis i fortë. Ndërkohë, ai është mjaft i rrezikshëm.

Nga Instituti i Policisë Shkencore, gazetarja Anila Hoxha tregon një sasi me ekstazi që është kapur  në zonën e Dhërmiut dhe po hetohet për të nxjerrë një përgjigje .

Shpërndarja e ekstazisë së fundi është kthyer në një problem serioz, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe me përdorues grupmoshat e reja, thotë gazetarja për Top Story.

Marrë nga Balkan Web

ardiana hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll