Aktualitet

Djalli fshihet në DETAJE- Mikel Shallari u zbulua nga djersa, si u kap vrasësi i kryekomisarit Artan Cuku

Por gjatë vrapit të arratisjes, vrasësi i kishte mbajtur duart në xhepa dhe djersa e lënë aty e tradhëtoi.

5 Korrik 2022, 22:24 Nga k.m.
Djalli fshihet në DETAJE- Mikel Shallari u zbulua nga djersa, si u kap
Vendi ku u vra Artan Cuku

TIRANË- Me profil të ADN-së ekspertët nxorën në dritë identitetin e Mikel Shallarit, i cili mbasi vrau kryekomisarin Artan Cuku i zhveshi rrobat dhe i hodhi në një kosh mbeturinash. Por gjatë vrapit të arratisjes, vrasësi i kishte mbajtur duart në xhepa dhe djersa e lënë aty e tradhëtoi.

“Vrasja e krye me mbytje me duar dhe ne duart e viktimës gjate përpjekjeve kishte mbetur një material prej te cilit ne përfituam te dhëna. Mandej autori ishte larguar, por ne e depozituam si te dhëna dhe kur ai u kthye ne e krahasuam te dhënën e AND dhe me pas konfirmuam ai e kishte vrarë”- tha Armanda Deda.

Sonte emisioni "Top Story" hyri brenda Institutit të Policisë Shkencore është padyshim mjeti më i fuqishëm i zbërthimit dhe zbardhjes së një ngjarjeje, që vlerëson qindra elementë sado pak mikroskopikë si një njollë gjaku apo edhe mbetje të tjera biologjike. Po ashtu, prej aty u zbulua se si u vra Regis Runaj, për të cilin Erjon Alibeaj porositi të kryhej në mënyrë sa më të dhunshme për të dërguar policinë drejt një piste tjetër të gabuar, atë të vrasjes për shkak të një grabitjeje.

Vrasja e Artan Cukut

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të liqenit artificial më 8 prill të vitit 2017. Hetimet e prokurorisë dolën në përfundimin se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës, për kohën që ai ka qenë drejtues i Policisë në Vlorë. Ekzekutori ishte Mikel Shallari, i cili sipas hetimeve ishte paguar nga Bledar Jambelli për kryerjen e atentatit. Sipas Prokurorisë, Jambelli u hakmorr për faktin se Artan Cuku e kishte arrestuar në dhjetor të vitit 2012.

artan cuku vrasja e artan cukut mikel shallari

Sondazh

Poll