Bota

ITALI/ Pjesë e krimit italo-shqiptar dhe autori i dhjetra grabitjeve, kapet i shumëkërkuari i bandës së Trevisos

Sipas mediave italiane ai u akuzua si përgjegjës pasi ishte pjesë e një organizate kriminale, të përbërë nga banda të Trevisos dhe shqiptarë, të drejtuar nga një ish-drejtues banke, i cili kishte kryer dhjetëra grabitje dhe vjedhje, madje tre,katër vjedhje në natë

5 Korrik 2022, 17:25 Nga e.k
ITALI/ Pjesë e krimit italo-shqiptar dhe autori i dhjetra grabitjeve, kapet
Foto ilustruese

ITALI- Është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Malpensas 59-vjeçari me origjinë nga Preganzioli  cili akuzohet për vjedhje banesash dhe trafik droge. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Trevisos 4 vjet e 9 muaj burgim pas akuzave të paraqitura nga prokuroia kundër tij.

Sipas mediave italiane ai u akuzua si përgjegjës pasi ishte pjesë e një organizate kriminale, të përbërë nga banda të Trevisos dhe shqiptarë, të drejtuar nga një ish-drejtues banke. Ai kishte kryer dhjetëra grabitje dhe vjedhje, madje tre,katër vjedhje në natë, në vila të ndryshme dhe shtëpitë në verilindje të provincave të Veronas - Trevisos - Bolzanos - Venecias dhe Padovas, të ardhurat e të cilave ishin riinvestuar në blerjen e kokainës për t'u vendosur në Treviso.

59-vjeçari ishte larguar nga territori italian për në Republikën Domenikane, sapo mësoi akuzat e bëra ndaj tij nga Prokuroria. Hetimet e kryera ndër vite, edhe nëpërmjet monitorimit të platformave të rrjeteve sociale,  bënë të mundur identifikimin e vendndodhjes së 59-vjeçarit. 

Ai u identifikua të dielën në bordin e avionit që vinte nga Santo Domingo në aeroportin Milano – Malpensa. Aty ai u “prit” nga karabinierët të cilët dhe e arrestuan. Ai tashmë do të vuajë dënimin në burgun e Busto Arsizio.

itali

Sondazh

Poll