Bota

Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë

Ministria e Brendshme ndërkohë ka bërë publike planin operativ për neutralizimin e protestës nv mënyrë që të evitohet prishja e rendit publik dhe dhunës.

5 Korrik 2022, 16:48 Nga d.a.
Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton
Protesta ne Maqedoni

MAQEDONIA E VERIUT- Protestat kundër propozimit francez janë paralajmëruar që do të vijojnë edhe ditën e sotme në Shkup.

Ministria e Brendshme ndërkohë ka bërë publike planin operativ për neutralizimin e protestës nv mënyrë që të evitohet prishja e rendit publik dhe dhunës.

Të gjitha veprimet ndërmerren në bazë të planit paraprak operativ të hartuar në përputhje me kompetencat dhe aktivitetet e policisë me qëllim ndjekjen e situatave dhe ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë dhe rendit publik”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në protestat e mbrëmjes së kaluar kur protestuesit dhunshëm thyen kordonin e parë të policisë para Qeverisë dhe Kuvendit ku mbetën të lënduar katër policë, ndërsa policia thotë se po punohet për zbardhjen e rasteve dhe kapjen e të dyshuarve për dhunë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke mos ndarë më shumë hollësi ngriti alarmin se sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe vend aspirant për në BE.

Uroj që protestat të shkojnë në suaza të kornizave ligjore. Sipas asaj që më ka informuar Ministria e Brendshme, sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një shteti anëtarë të NATO-s dhe pretendon të bëhet vend anëtar i BE-së”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

protesta ne maqedoni propozimi francez

Sondazh

Poll