Aktualitet

“I thërrisni mendjes atje në ministri”, Resuli: Fermerë që kanë 30 vite nuk përfitojnë, kush i merr fondet?

Ervin Resuli tha se ka fermerë që kanë 30 vite që punojnë e sërish nuk përfitojnë nga subvencionet dhe nga skemat e tjera përfituese.

4 Korrik 2022, 23:34 Nga k.m.
“I thërrisni mendjes atje në ministri”, Resuli:
Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Prodhuesve Vendorë, Ervin Resuli ka kërkuar që Ministria e Bujqësisë të reflektojë lidhur me situatën e fermerëve në vend, e të reagojë sa më parë. I ftuar në emisionin “Log” në Abc, Resuli tha se ka fermerë që kanë 30 vite që punojnë e sërish nuk përfitojnë nga subvencionet dhe nga skemat e tjera përfituese.

Sipas tij, Ministria i klasifikon sikur nuk nuk plotësojnë dot kriteret edhe pse janë marrë gjithë jetën me bujqësi.

“Në qoftë se s’jemi histori suksesi, i thërrisni mendjes atje në ministri dhe shikoni çfarë duhet ndryshuar. Fermeri shqiptar sipas FAO është 18 herë më pak i mbështetur në rajon. Mos të biem në propagandën e qeverisë. Nuk përmendet gjëkundi favorizimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor. Ne dëgjuam kritere për të përfituar, por kush në të vërtet i pëfiton këto fonde. Ne njohim fermerët që kanë 30 vite dhe nuk plotësojnë kriteret. Duhet të aplikojë në 8 e 01 minutë se ndryshe nuk e arrin”, tha Resuli.

ervin resuli

Sondazh

Poll