Bota

Njohja e Kosovës nga Greqia, Gërvalla: Po kërkon momentin e përshtatshëm për hapin final

2 Korrik 2022, 12:26 Nga d.a.
Njohja e Kosovës nga Greqia, Gërvalla: Po kërkon momentin e
Donika Gervalla

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla u shpreh se marrëdhëniet me Greqinë kanë përparuar dhe se kjo e fundit po pret momentin e duhur për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë mbrëmë Gërvalla u shpreh se vitet e fundit Kosova ka filluar të ndërtojë marrëdhënie të mira me Greqinë të cilat sa vijnë e përmirësohen.

Me Greqinë i kemi marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira. Me Greqinë ndoshta diskutojmë më intensivisht se me shtetet që na kanë njohur. Me Greqinë kemi marrëdhënie të natyrave të ndryshme. I them kolegëve (grekë), jepini një të shtyrë vetes dhe i kontribuoni paqes në rajon”, tha ajo në emisionin “dPt te Fidani”.

Gërvalla, duke shprehur besimin e saj që Greqia do ta njoh Kosovën, ajo ka thënë se shteti helen do të jetë një prej shteteve të para, nga pesë shtetet jo-njohëse të BE-së, që do ta bëj hapin final në themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Po të ishim privat, jo para kamerave, do të thoja që Greqia është në kërkim të një momenti të mirë për të bërë hapin final. Aq më shumë që Kosovë kohëve të fundit, është dëshmuar partner serioz evropian dhe partner që nuk frikësohet para rreziqeve të mëdha. Besoj që Greqia do të jetë prej shteteve të para nga pesë shtetet e BE-së që do të na njoh”, ka deklaruar ajo.

Kosova ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt 2008 dhe në vitin e parë pas shpalljes është njohur nga 54 vende, ndërsa tani Prishtina thotë se ka siguruar 117 njohje. Deri më tani Kosovën nuk e njohin 5 nga 27 shtetet të BE-së që janë: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

donika gervalla njohja e kosoves nga greqia

Sondazh

Poll