Bota

"Pendarovski të …. nënën", deputeti maqedonas nuk përmbahet, ofendon presidentin pas propozimit francez

Në një postim në Facebook kryetari dhe deputeti i së Majtës, Dimitar Apasiev, ka ofenduar drejtpërdrejt presidentin e vendit Stevo Pendarovski, me një fjalë të rëndë.

2 Korrik 2022, 11:46 Nga d.a.
"Pendarovski të …. nënën", deputeti maqedonas
Dimitar Apasiev dhe Stevo Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Publikimi dhe diskutimi për propozimin francez në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta në poltikën e vendit.

Në një postim në Facebook kryetari dhe deputeti i së Majtës, Dimitar Apasiev, ka ofenduar drejtpërdrejt presidentin e vendit Stevo Pendarovski, me një fjalë të rëndë.

Pendarovski, pi.ka ti mater” (Pendarovski të …. nënën!)”, ka shkruar deputeti në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i ashpër i Apasievit vjen pas publikimit të propozimit francez, i cili i është ofruar Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për heqjen e vetos dhe fillimin e negociatave për integrimin në BE nëse e pranojnë.

Presidenti Pendarovski në Samitin e NATO-s deklaroi se ai e kishte parë propozimin, që ai e quajti të “modifikuar” francez, ku u shpreh se ishte “shumë më mirë në krahasim me atë të mëparshëm”.

Ditën e sotme në orën 19:00 e majta do të marrë pjesë në protestat para Qeverisë për mospranimin e propozimit francez.

dimitar apasiev stevo pendarovski propozimi francez

Sondazh

Poll