Bota

Shkuan ta arrestonin por u zuri pritë me pushkë, tre policë të vrarë dhe 5 të plagosur në Kentaki

Efektivët kishin shkuar në banesën 49-vjeçarit Lance Storz për të ekzekutuar një urdhër ndalimi pasi kishin marrë një denoncim për dhunë në familje.

2 Korrik 2022, 09:52 Nga e.k
Shkuan ta arrestonin por u zuri pritë me pushkë, tre policë
Lance Storz

SHBA-Tre oficerë të policisë mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë të plagosur pasi u qëlluan nga një burrë.

Efektivët kishin shkuar në banesën 49-vjeçarit Lance Storz për të ekzekutuar një urdhër ndalimi pasi kishin marrë një denoncim për dhunë në familje.

Sipas BBC, oficerët kërkuan përforcime për ishte shumë vonë pasi tre prej tyre mbetën të vrarë nga plumbat si dhe 5 të tjerë të plagosur rëndë.

Policia e Shtetit në një deklaratë të shkurtër është shprehur se po hetonte se po hetonte në lidhje me ngjarjen.

"Ky është një mëngjes i vështirë për bashkësinë tonë”, tha guvernatori, Andy Beshear, në një postim në mediat sociale të premten në mëngjes. 

“Konteja Floyd dhe efektivët tanë të guximshëm pësuan një humbje tragjike mbrëmë. Unë dua t'i kërkoj të gjithë Kentakit të bashkohet me mua në lutjen për këtë komunitet”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm i Kentakit, Daniel Cameron, reagoi në rrjetet sociale duke u shprehur se ishte i lënduar për lajmin për vdekjen e oficerëve.

“Forcat tona të rendit shfaqën heroizëm dhe sakrificë të paimagjinueshme mbrëmë përballë së keqes,” tha ai.

Debati për armët në Amerikë vazhdon teksa kërkohet gjithmonë e më shumë një ligj i fortë për ndalimin e tyre nga qeveria federale.

shba lance storz daniel cameron

Sondazh

Poll