Bota

VIDEO/ Publikohen pamje nga sherri kur 2 shqiptarët rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek

Në materialin vizual nga brenda dyqanit, duken dy të pandehurit e rinj teksa dalin nga tualeti i lokalit dhe shkojnë në shoqërinë e tyre. Më pas duket 42-vjeçari që humbi jetën.

1 Korrik 2022, 19:30 Nga d.a.
VIDEO/ Publikohen pamje nga sherri kur 2 shqiptarët rrahën për
Viktima dhe dy autoret

GREQI- Një video-dokumentar nga lokali i Rafinës, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar nga 2 shqiptar, tregon se si një episod në lokal përfundoi në tragjedi.

Sipas Protothemës, në materialin vizual nga brenda dyqanit, duken dy të pandehurit e rinj teksa dalin nga tualeti i lokalit dhe shkojnë në shoqërinë e tyre. Më pas duket 42-vjeçari që humbi jetën.

Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyn pronari i lokalit për t'i ndarë, ndërsa për t'i dhënë fund episodit ndërhyn edhe punonjësja brenda lokalit.

Dy 24-vjeçarët shqiptar që u arrestuan për vrasjen janë nxjerrë para oficerit të hetimit sot, të premten. Njëri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe i dyti u deklarua se kishte varësi serioze ndaj alkoolit.

Ndërkohë dy të rinj të tjerë të grupit, të cilët kanë dëshmuar si dëshmitarë okularë, janë akuzuar nga hetuesi dhe do të kërkojnë falje në ditët në vijim.

vritet 42-vjecari grek arrestohen 2 shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll