Bota

Propozimi francez për veton bullgare, Ministrja gjermane: Mundësi që nuk duhet humbur

Me anë të një postimi në Tëitter, Baerbock e ka cilësuar këtë soi një mundësi që nuk duhet humbur dhe se shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

30 Qershor 2022, 23:01 Nga I.A
Propozimi francez për veton bullgare, Ministrja gjermane: Mundësi
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka reaguar në lidhje me propozimin e Francës në lidhje me zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në Tëitter, Baerbock e ka cilësuar këtë soi një mundësi që nuk duhet humbur dhe se shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Plotë:

Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe afër zemrës sime. E ardhmja e tyre duhet të jetë në BE. Kompromisi i paraqitur nga Presidenca Franceze për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është një mundësi që nuk duhet humbur. Shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin kryesor strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Tani është koha për të ecur përpara.

annalena baerbock

Sondazh

Poll