Aktualitet

Gjendet statuja e lashtë në Durrës, arkeologët: Mund të jetë perëndesha Artemis

Gërmimet rifilluan së fundmi pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë COVID-19.

1 Korrik 2022, 07:31 Nga A.B
Gjendet statuja e lashtë në Durrës, arkeologët: Mund të
Durres

DURRËS- Një gërmim arkeologjik shqiptaro-francez në Forumin Bizantin të Durrësit ka zbuluar një statujë bronzi e perëndeshës Artemis.

Zbulimi u bë nga një ekip arkeologësh francezë dhe shqiptarë këtë javë, shkruan Tsarizm.

“Objekti ka nevojë për pastrim, trajtim dhe konservim, por është e qartë se kemi të bëjmë me një personazh femër. Për sa i përket tipareve dhe veshjeve, ajo mund të jetë perëndeshë Artemis, e cila lidhet me shenjtëroren e famshme të Durrësit, për të cilën ka projekte studimore në vazhdim”, tha për Euronews arkeologia franceze Catherine Abadie Reynal.

Arkeologia tha se kanë zbuluar dy nivelet e periudhës romake, dy shtresa banimi të shekullit II dhe III.

“Kemi arritur të kapim nivelet e periudhës romake, më konkretisht janë dy shtresa banimi të shekullit II dhe III të erës sonë. Të dyja banesat u shkatërruan si pasojë e zjarreve masive dhe shihen qartë gjurmët e djegieve që kanë shkatërruar banesat. Të trembur nga flakët, banorët nuk mund të merrnin me vete objektet e përdorimit të përditshëm”, tha Reynal.

Gërmimet rifilluan së fundmi pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë COVID-19. Fillimisht filloi në vitin 2012 dhe synon të kuptojë më mirë historinë e Durrësit të lashtë. Gjetja e statujës si një nga shembujt më të mirë të monumenteve romake të vonë dhe bizantine të hershme në vend dhe i ngjan fort forumit të lakuar të Konstandinit në Kostandinopojë, i cili u shkatërrua në 1204.

statuja e artemides ne durres durres

Sondazh

Poll