Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit/ Lala: Ish-nëndrejtorët mbërritën në gjykatë të pashoqëruar nga policia, standarde të dyfishta

Në një postim në Facebook, Lala shton se në këtë ngjarje konstaton vetëm standarde të dyfishta.

30 Qershor 2022, 23:49 Nga F.M
Vrasja e Xhuvanit/ Lala: Ish-nëndrejtorët mbërritën në
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala shkruan dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kanë mbërritur sot në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë të pashoqëruar nga policia. Në një postim në Facebook, Lala shton se në këtë ngjarje konstaton vetëm standarde të dyfishta.

“Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dy ish zv drejtoret e policise se Elbasanit te dyshuar per shperdorim detyre e kallezim te rreme ne lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit me 21 prill 2021, 4 dite para zgjedhjeve parlamentare dolen kete te enjte para gjykates per tu njohur me masen e sigurise ‘arrest shtepie’. Te dy zyrtaret e larte iu drejtuan gjykates dhe mberriten aty te pashoqeruar nga policia, sic e parashikon procedura. Ne kete ngjarje vetem standarte te dyfishta konstatoj,"- shkruan Lala.

Vrasja e Xhuvanit/ Lala: Ish-nëndrejtorët mbërritën në
Postimi i Klodiana Lalës

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit u lanë dje në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Ata janë: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

klodiana lala vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll