Bota

Postimi i Muratit më 2016 për UÇK-në, Molliqaj i publikon numrin: Shkruajini SMS të japë dorëheqjen

Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së dhe ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e tij.

30 Qershor 2022, 19:21 Nga d.a.
Postimi i Muratit më 2016 për UÇK-në, Molliqaj i publikon
Dardan Molliqaj

KOSOVË- Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pas zbulimit të një postimi të ministrit të financave Hekuran Murati mbi UÇK-në, ka shpërndarë numrin e tij personal dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që t'i shkruajnë sms për t'i kërkuar dorëheqjen.

Molliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së dhe ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e tij.

Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit është rikthyer në vëmendje një postim i vitit 2016 në rrjetet sociale i ministrit Murati, ku shkruante se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.

Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë,3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry, 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”, shkruante Murati më 1 tetor të vitit 2016.

 

dardan molliqaj hekurain murati

Sondazh

Poll