Bota

Kompromisi Shkup-Sofje, Osmani: Po kthehemi nga Madridi me propozim të modifikuar

Bujar Osmani ka deklaruar se nga Madridi po kthehen me propozim të ri të modifikuar francez.

30 Qershor 2022, 19:48 Nga d.a.
Kompromisi Shkup-Sofje, Osmani: Po kthehemi nga Madridi me propozim të
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka deklaruar se nga Madridi po kthehen me propozim të ri të modifikuar francez.

Nga Madridi kthehemi me propozim të ri të modifikuar të Presidencës Franceze i cili menjëherë do të vihet në proces konsultimi institucional dhe shqyrtimit publik. Falenderim të madh për Presidentin Makron, të gjithë Presidencën e BE-së, si dhe për Kancelarin Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre të veçanta për të siguruar një propozim të ri të rishikuar si një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit dhe të rajonit në tërësi.”, ka shkruar Osmani.

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

bujar osmani veto e bullgarise

Sondazh

Poll