Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin, lëndohet drejtuesi i mjetit

Mësohet se një makinë tip 'Benz' ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

30 Qershor 2022, 17:01 Nga I.A
Aksident në Lezhë, makina përplaset me murin, lëndohet
Pamjet nga aksidenti

LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Kallmet. Mësohet se një makinë tip 'Benz' ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në makinë ndodheshin dy persona, por fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.

aksident në lezhë

Sondazh

Poll