Aktualitet

VIDEO/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-zv.drejtori i Policisë Nushi i drejtohet mediave: Ikni na lini rehat

Zv.drejtori Albert Nushi teksa i drejtohej ambienteve të gjykatës, i pyetur nga mediat nuk dha prononcim madje iu tha gazetarëve: Ikni tani më lini rehat!

30 Qershor 2022, 15:08 Nga k.m.
VIDEO/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-zv.drejtori i Policisë Nushi i
Albert Nushi

ELBASAN- Dy zv.drejtoret e Policisë Elbasan Nikollaq Palla dhe Albert Nushi u lanë në “arrest shtëpie” sot nga gjykata e Elbasanit. Pasi u pyet nga gazetarët, zv.drejtori Albert Nushi teksa i drejtohej ambienteve të gjykatës, i pyetur nga mediat nuk dha prononcim madje iu tha gazetarëve: Ikni tani më lini rehat!

BISEDA ME MEDIAT: 

Gazetarja: U njohët me masën e sigurisë?

Albert Nushi: Jo nuk jam njohur!

Albert Nushi: U përfaqësuat me avokat?

Albert Nushi: Jo. Ikni tashi na lini rehat.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi pak ditë më parë se në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

albert nushi vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll