Aktualitet

'Çelësi dhe Rezidenti'/ Gazetari Qyno kërcënohet nga spiuni: Bëni tuajën shoku hetues, por...

Njëri prej tyre, i identifikuar me nofkën "Çelësi", i ka dërguar një mesazh gazetarit duke i përmendur dy filma të vjetër shqiptarë që trajtojnë histori me agjentura sekrete dhe me spiunazh me “armiqtë” e jashtëm.

30 Qershor 2022, 15:59 Nga k.m.
'Çelësi dhe Rezidenti'/ Gazetari Qyno kërcënohet
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari investigativ Elton Qyno ka marrë një mesazh pas publikimit të emrave të raportit të Shërbimit Informativ të Shtetit lidhur me spiunët që jepnin informacione tek agjentë të vendeve jomike. Njëri prej tyre, i identifikuar me nofkën "Çelësi", i ka dërguar një mesazh gazetarit duke i përmendur dy filma të vjetër shqiptarë që trajtojnë histori me agjentura sekrete dhe me spiunazh me “armiqtë” e jashtëm.

Elton Qyno shkruan: Mesazhi i agjentit "Çelësi" shumë i koduar në adresën time në Facebook. Kush ma përkthen këtë mrrokllën e koduar se vetë s'po i bëj derman.

Ndërsa përmbajtja e mesazhit që ka marrë është kjo: Elton Qyno, filmi "Fijet që Priten" s'ka asnjë lidhje me filmin "Asgjë nuk harrohet". Të dyja janë histori me plot të panjohura. Gjithsesi: Ju bëni tuajën shoku hetues, puna ime do të dalë...Partia shëndoshë.

'Çelësi dhe Rezidenti'/ Gazetari Qyno kërcënohet

PËRSHKRIMI I SHKURTËR I FILMAVE

Filmi "Fijet që Priten"- Një agjent i huaj Sami Ameni zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër Markon me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndjehet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.

Filmi "Asgjë nuk harrohet"- Ngjarjet e filmit zhvillohen në ditët e sotme por sillen edhe ngjarje nga e kaluara për të hedhur dritë në fakte dhe karaktere të ndryshme. Një i riatdhesuar vritet në një qytet të vogël. Askush nuk e di kush është vrasësi. Krye hetuesi e merr përsipër këtë ngjarje dhe ia del të zbulojë shkaqet e krimit. Në ditët tona ndodh një vrasje në pamje të parë e pakuptimtë. Viktima është një njeri i riatdhesuar pas arratisjes që bëri nga vendi,menjëherë mbas përfundimit të luftës. Kjo vrasje shtyn grupin hetimor të hetojë edhe për vrasjen e tre partizanëve në kohën e luftës,ngjarje kjo e ngelur pa fajtor,vrasje gjatë të cilës viktima kryente rolin e shoferit. Me ndihmën e popullit do të bëhet e mundur kapja dhe dënimi i fajtorëve.

Sipas SHISH, raporti mes të dyve ishte krijuar në një aktivitet zhvilluar nga një përfaqësi diplomatike ku “Çelësi” dhe “Rezidenti” shkëmbyen numrat dhe nga ai moment nisën të takoheshin, duke shmangur ambientet e zyrave në survejim, dhe duke konsumuar kafe e dreka jashtë Tiranës. “Çelësi” ishte shprehur se me të ardhurat nga detyra e tij e kishte të pamundur të garantonte shkollimin e djalit jashtë vendit.  Në raportin e SHISH thuhej se agjenti i huaj i paguante edhe shpenzimet e rrugës, dhe i fuste në zarf pagesat për informacionet e hedhura në një pajisje elektronike, që sipas tij, nuk cenonin detyrën e zyrtarit të SHISH.

elton qyno raporti i shish 2021

Sondazh

Poll