Bota

VIDEO/ Nuk ka të ndalur! Biden bën gafën e radhës, ngatërron Suedinë me Zvicrën

Një ngatërresë nga ana e tij nuk ka munguar as sot ku gjatë fjalës së tij në konferencë pas përfundimit të Samitit të NATO-s ngatërroi Suedinë dhe Zvicrën. Ai menjëherë e kuptoi gabimin e bërë dhe ja vuri fajin padurimit për të mbaruar.

30 Qershor 2022, 16:52 Nga d.a.
VIDEO/ Nuk ka të ndalur! Biden bën gafën e radhës,
Joe Biden

SPANJË- Presidenti i SHBA-së Joe Biden tashmë njihet për gafat e tij, ngatërresat që bën dhe rrezimet spektakolare që nga zgjedhja e tij në krye të shtetit.

Një ngatërresë nga ana e tij nuk ka munguar as sot ku gjatë fjalës së tij në konferencë pas përfundimit të Samitit të NATO-s ngatërroi Suedinë dhe Zvicrën. Ai menjëherë e kuptoi gabimin e bërë dhe ja vuri fajin padurimit për të mbaruar.

Në veçanti, presidenti amerikan iu referua bisedimeve që ka pasur me liderët e Finlandës dhe Suedisë, duke thënë se ka komunikuar me “liderin e Zvicrës”.

"Zvicër, o Zot, jam shumë i shqetësuar për zgjerimin e NATO-s. E kisha fjalën për Suedinë”.-tha ai.

joe biden samiti i nato-s

Sondazh

Poll