Art&Argëtim

Isida Mollaymeri pjesë e “BBV 2?”: Unë laj shumë mirë, për këtë kanë shumë nevojë

Ajo ka ironizuar banorët, të cilëve iu është tërhequr disa herë vëmendje nga produksioni për pastërtinë në shtëpi

30 Qershor 2022, 13:54 Nga d.d
Isida Mollaymeri pjesë e “BBV 2?”: Unë laj shumë
Isida Mollaymeri

TIRANË-Balerina Isida Mollaymeri ka ironizuar ish-banorët e “Big Brother Vip” për çështjen e pastëristë.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Isida u pyet nga dikush nëse do të merrete pjesë në “Big Brother Vip”. Ndjekësi shtoi se e imagjinonte balerinën duke gatuar dhe kërcyer në shtëpi.

“A do merrje pjesë në “Big Brother Vip?” Të imagjinoj duke gatuar dhe duke kërcyer.”pyet ndjekësi.

Isida përgjigjen e saj e ka lidhur me faktin se gatuan dhe kërcen shumë mirë, por nuk ka lënë pa përmendur edhe pastërtinë e shtëpisë. Kështu ajo ka ironizuar banorët, të cilëve iu është tërhequr disa herë vëmendje nga produksioni për pastërtinë në shtëpi.

Isida Mollaymeri pjesë e “BBV 2?”: Unë laj shumë
Postimi i saj ne Instagram

“Unë gatuaj shumë mirë… Kërcej shumë mirë thonë… Dhe më e rëndësishmja laj shumë mirë… se për këtë të fundit kishte shumë nevojë," ka shkruar Mollaymeri.

Pak kohë më parë Isida ka deklaruar se dëshrion të jetë drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. 

 

isida mollaymeri

Sondazh

Poll