Art&Argëtim

“Do futesh në Festivalin e Këngës përsëri”/Statusi i Ronela Hajatit ‘bën lëmsh’ fansat: Po sikur…

Kjo është kuptuar pas disa postimeve të Ronelës në Twitter

30 Qershor 2022, 11:26 Nga d.d
“Do futesh në Festivalin e Këngës
Ronela Hajati

TIRANË- Pavarësisht kritikave dhe komenteve negative, duket se këngëtarja Ronela Hajati do të marrë pjesë përsëri në "Eurovizion". Kjo është kuptuar pas disa postimeve të Ronelës në Twitter. “Po sikur?” ka shkruar Ronela dhe kjo ka mjaftuar që ndjekësit e saj të shpërthejnë në komente, duke e lidhur këtë status me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

Disa nga komentet e ndjekësve:

“Do futesh në Festivalin e Këngës përsëri”

“Ronela do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, do të shkëlqejë dhe do të fitojë përsëri. Dhe kësaj here do të fitojë edhe Eurovisionin.”

“Do marrësh pjesë në FK dhe do të fitosh përsëri”

Pavarësisht ndjekësve të cilët janë të gjithë në të njëjtin mëndim, vetë Ronela ka preferuar të mos iu përgjigjet dyshimeve të tyre. Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së këtë vit, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.

 

ronela hajati eurovizion

Sondazh

Poll