Art&Argëtim

E lidhur me Mozzik? Kiara Tito: Më thanë si ia bëre këtë Loredanës

Në “Goca dhe Gra” ajo tregoi se asgjë që ishte shkruar nuk ishte e vërtetë.

30 Qershor 2022, 07:57 Nga A.B
E lidhur me Mozzik? Kiara Tito: Më thanë si ia bëre
Kiara Tito, Mozzik

TIRANË- Një fustan jeshil u bërë temë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit e panë në një postim të këngëtarit Mozzik, ndërkohë që Kiara Tito e mbante veshur në një foto të saj nga Kosova. Në portale u diskutua për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por vetë moderatorja sqaroi se mes këtyre lajmeve, nuk ka asgjë të vërtetë.

Në “Goca dhe Gra” ajo tregoi se asgjë që ishte shkruar nuk ishte e vërtetë.

'Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë'- deklaroi Kiara. 

kiara tito mozzik

Sondazh

Poll