Bota

CEO i firmës 68 mln dollarësh jep dorëheqjen: Dua të shtrihem në plazh dhe të mos bëj asgjë

Ai deklaroi se vendimi i tij vjen nga dëshira për të qenë pranë prindërve të tij të moshuar dhe për t'u kthyer, pas 3 dekadash në Angli, në vendlindjen e tij Australi.

30 Qershor 2022, 09:02 Nga A.B
CEO i firmës 68 mln dollarësh jep dorëheqjen: Dua të
Andrew Formica

SHBA- Në moshën 51-vjeçare, Andrew Formica, CEO i Jupiter Fund Management, një fond investimi me vlerë afro 68 miliardë dollarë, ka vendosur të heqë dorë nga gjithçka dhe të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij bashkë me familjen në plazhet australiane, shkruan economictimes.

Në një intervistë për Bloomberg, ai deklaroi se vendimi i tij vjen nga dëshira për të qenë pranë prindërve të tij të moshuar dhe për t'u kthyer, pas 3 dekadash në Angli, në vendlindjen e tij Australi.

"Unë thjesht dua të ulem në plazh dhe të mos bëj asgjë. Deri tani, unë nuk mendoj për asgjë tjetër".

Nga 1 tetor 2022 menaxheri gjithashtu do të japë dorëheqjen nga pozicioni si drejtor i kompanisë londineze ndërsa do te qëndroje në kompani deri më 30 qershor 2023 për të siguruar një tranzicion të rregullt të udhëheqjes dhe për të ndihmuar në arritjen e një numri objektivash strategjikë.

andrew formica

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2022, 08:21

Vuçiç: Dialog me Kosovën nuk ka

Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbis&e...