Vuçiç: Dialog me Kosovën nuk ka
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbis&e...
Zyrtarja e lartë e inteligjencës amerikane, Haines tha gjithashtu se Putin ka ende të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, që të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës
SHBA- Inteligjenca amerikane beson që presidenti rus Vladimir Putin ende dëshiron të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës. Trupat e Moskës janë dobësuar aq shumë nga luftimet, megjithatë, zyrtarët amerikanë vlerësojnë se ato janë në gjendje të bëjnë vetëm fitime të ngadalta territoriale.
Sipas BBC, drejtoti i Inteligjencës Kombëtare Amerikane thotë se kjo do të thotë se lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Në mars, Moska i ripërqendroi përpjekjet e saj në kapjen e zonës së Donbasit të Ukrainës, pasi dështoi të merrte Kievin dhe qytete të tjera.
Zyrtarja e lartë e inteligjencës amerikane, Haines tha gjithashtu se Putin ka ende të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, që të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës. Por sipas saj Rusia nuk ka gjasa ta arrijë këtë qëllim së shpejti.
"Ne perceptojmë një shkëputje midis objektivave ushtarake afatshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapacitetit të ushtrisë së tij, një lloj mospërputhje midis ambicieve të tij dhe asaj që ushtria është në gjendje të arrijë,"- tha ajo në një konferencë të Departamentit të Tregtisë së SHBA.
Që nga dështimi për të arritur qëllimin e saj fillestar për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit një zonë e madhe industriale ku Putin pretendon në mënyrë të rreme Ukraina ka kryer një gjenocid kundër rusishtfolësve.
Forcat ruse kanë marrë së fundmi kontrollin e qytetit të Severodonetsk, por përparimi ka qenë i ngadaltë pasi forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të fortë.
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbis&e...
Avril Haines Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka të ngjarë të vazh...
Reperi Timati GREQI- Reperi rus Timati ka rënë pre e grabitjes në Mykonos. Autorët kanë mundur të marrin diamant me vler...
Jeff Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar njerëzit në Kosovë e rajon, q&...
55-vjecari GREQI- 55-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij 46-vjeçare në Greqi është munduar të justifikojë ...
Mario Draghi ITALI- Në ditën e dytë të samitit të Aleancës Atlantike në kryeqytetin spanjoll, Italia do të për...
Aoife Farrelly ANGLI- Një grua që ishte abuzuar seksualisht nga vëllai i saj i madh kur ishte fëmijë, ka thënë se sot &e...
udhëheqësit e G-7 GJERMANI- Këtë javë, udhëheqësit e G-7 ndërmorën një nismë për infrastruktur&...
Dardan Molliqaj KOSOVË- Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar marrëdhëniet mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama d...
NATO SPANJË- Suedia dhe Finlanda janë vendosur zyrtarisht t'i japin fund dekadave të neutralitetit dhe t'i bashkohen Organizatës s...