Bota

"Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen", Abazoviç firmos marrëveshje me Vuçiç

Pas takimit me Vuçiçin, Abazoviç ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje dhe se nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nëpër kufijtë e Serbisë.

29 Qershor 2022, 16:23 Nga d.a.
"Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të
Abazoviç dhe Vuçiç

SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Serbi.

"Dua të falënderoj Dritan Abazoviçin për vizitën e sotme në Serbi. Ne patëm biseda të mira. Biseduam për marrëdhëniet tona politike dypalëshe, por edhe për balancat e bujqësisë dhe energjisë. Zoti Abazoviç është i mirëseardhur në Beograd, besoj se do të ndërtojmë marrëdhënie të mira mes Malit të Zi dhe Serbisë" - tha Vuçiç.

Pas takimit me Vuçiçin, Abazoviç ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje dhe se nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nëpër kufijtë e Serbisë.

Nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalime për deputetë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Faleminderit Aleksander Vucic për qasjen miqësore. Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Abazoviç në twitter.

aleksandër vuçiç dritan abazoviç ne serbi

Sondazh

Poll