Bota

Putin udhëton jashtë Rusisë për herë të parë që pas pushtimit të Ukrainës

Palët pritet të shkëmbejnë mendime për një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me ndërveprimin në rajonin e Kaspikut, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.

29 Qershor 2022, 16:05 Nga d.a.
Putin udhëton jashtë Rusisë për herë të parë
Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat për të marrë pjesë në një samit të Kaspikut, ku do të përfshihen edhe homologët e tij nga Azerbajxhani, Irani, Kazakistani dhe Turkmenistani.

Palët pritet të shkëmbejnë mendime për një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me ndërveprimin në rajonin e Kaspikut, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërsa në Ashgabat, Putin do të zhvillojë disa takime dypalëshe. Në veçanti, ai do t'i uroj ditëlindjen ish-presidentit turkmen Gurganguly Berdimuhamedov, i cili tani shërben si kryetar i parlamentit, dhe do të mbajë një takim të shkurtër me presidentin aktual Serdar Berdimuhamedov. Putin është planifikuar gjithashtu të zhvillojë takime me presidentët e Azerbajxhanit dhe Iranit.

Kreu i shtetit rus do të kthehet në Moskë të mërkurën vonë në mbrëmje, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime me presidentin indonezian Joko Widodo të enjten.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll