Aktualitet

Identifikohet autori i zjarrit masiv në Astir, e pikasin kamerat e sigurisë, dyshohet të jetë paguar për sulmin

I riu shfaqet i veshur me rroba sportive të zeza e me kapuç në kokë e me duart e futura në xhepa. Paraprakisht raportohet se ai nuk është banor i zonës, por mund të jetë paguar për zjarrëvënien.

29 Qershor 2022, 16:41 Nga F.M
Identifikohet autori i zjarrit masiv në Astir, e pikasin kamerat e
Zjarri në Astir

ASTIR- Autori i zjarrit në Astir është identifikuar pasi është pikasur nga kamerat e sigurisë. Filmimet e kamerave pranë zonës ku ndodhet pallati, kanë fiksuar të riun që lëvizte përgjatë zonës vetëm pak minuta para se të ndodhte zjarrëvënia. Po i njëjti person është kapur edhe nga kamera e një biznesi aty pranë teksa futet në garazh. Pas një minute del prej aty dhe vetëm pak çaste më pas është dhënë alarmi për zjarrin.

I riu shfaqet i veshur me rroba sportive të zeza e me kapuç në kokë e me duart e futura në xhepa. Paraprakisht raportohet se ai nuk është banor i zonës, por mund të jetë paguar për zjarrëvënien.

Zjarri tronditi zonën javën e kaluar. Gjithçka nisi nga garazhi ku iu vendos zjarri makinës së biznesmenit Dritan Llanaj. Nga flakët u dogjën katër mjete dhe mbetën të lënduar tetë persona pasi tymi asfiksoi të gjithë pallatin. 

zjarr ne astir

Sondazh

Poll