Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Dhoma e avokatisë në Pogradec lajmëron bojkot pa afat

Ata gjithashtu paralajmëruan rikthimin e protestave më të mëdha.

29 Qershor 2022, 15:53 Nga F.M
Harta e re gjyqësore/ Dhoma e avokatisë në Pogradec lajmëron
Protesta në Pogradec

POGRADEC- Dhoma e avokatisë në Pogradec ka dalë në protestë me qytetarët që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Protesta është mbajtur në sheshin e gjykatës dhe ka zgjatur për rreth një orë. Qytetarë, avokatë, ekspertë dhe psikologë përmes kësaj proteste kanë paralajmëruar bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore. Ata gjithashtu paralajmëruan rikthimin e protestave më të mëdha.

Harta e re gjyqësore në qarkun e Korçës do të pasojë me mbylljen e Gjykatës së Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative si dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Pogradec.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re gjyqesore proteste ne pogradec dhoma e avokatise ne pogradec

Sondazh

Poll