Aktualitet

Lala: Një vrasje për kanabis kthehet në gjakmarrje që nuk përfundon kurrë më

28 Qershor 2022, 23:03 Nga F.M
Lala: Një vrasje për kanabis kthehet në gjakmarrje që nuk
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se është shqetësuese rritja e numrit të shtëpive të kanabisit në Shqipëri pasi konfliktet e nisura për to bëjnë që të ketë vrasje. E ftuar në “Open”, Lala tha se në Veri një vrasje për kanabi kthehet në gjakmarrje që nuk mbaron kurrë më.

“Kemi një masivizim të shtëpive të barit dhe në Shqipëri. E kanë importuar këtë mënyrë të kultivimit të lëndëve narkotike. E kemi pasur në nivele minimale. Situata nuk është në përmasat e 2016 por është shqetësuese. kemi pasur sulme ndaj policisë. Kryesisht problematike zona e Shkodrës, për shkak të terrenit është e vështirë të monitorohet nga GDF. Monitorimet janë periodike. Po përdorin bimët 60 ditore, që rriten shumë shpejt. Është më i dobët në cilësi, por i shpejtë për t’u rritur. Edhe nga kanabisi Shqipëria ka një problem shumë të madh. Konfliktet e nisura nga parcelat e kanabisit degjenerojnë te vrasjet, ky është problemi më i madh. Në veri nga vrasje për kanabisin përfundon te gjakmarrja dhe ka efekte që nuk mbaron kurrë. Kam vënë re që arrestojnë ca elektricistë, i dërgojnë brenda dhe ndërkohë policia nuk heton për të shkuar kush është pronari, kush e kultivon. Mjafton me arrestimin e atij që gjen në shtëpi dhe të elektricistëve,”- deklaroi Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll