Aktualitet

Lala: Për atentatin ndaj Tom Doshit u ngrit shteti në këmbë, celularin e kriminelit e zbërthyen në Izrael

Ajo kujtoi atentatin e supozuar nga Tom Doshit dhe tha se në atë rast u ngrit i gjithë shteti në këmbë. Lala shtoi gjithashtu se shteti shqiptar ka dërguar celularë në Izrael për tu zbërthyer kur ka qenë i interesuar për të zbardhur një ngjarje.

28 Qershor 2022, 22:48 Nga F.M
Lala: Për atentatin ndaj Tom Doshit u ngrit shteti në këmbë,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se zvarritja e procesit për zbardhjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit është një përpjekje për të shpëtuar personat e përfshirë, përmes procedurave. E ftuar në “Open”, Lala përmendi një sërë dosjesh dhe tha se kur shteti ka dashur ta zbardhë një ngjarje e ka bërë.

Ajo kujtoi atentatin e supozuar nga Tom Doshit dhe tha se në atë rast u ngrit i gjithë shteti në këmbë. Lala shtoi gjithashtu se shteti shqiptar ka dërguar celularë në Izrael për tu zbërthyer kur ka qenë i interesuar për të zbardhur një ngjarje.

“Nëse ngelen në nivel zv. drejtorësh kjo është një nga mijëra ngjarje në këtë vend që nuk zbardhen. Kemi histori korrupsioni, Cez Dia, 21 janar, Gërdec, i Inceneratorëve… që nuk kanë marrë zbardhje. Prokuroria e Elbasanit thotë se jemi vonuar sepse nuk kemi rikuperuar pamjet filmike. Mbani mend rastin e Babales? U ngrit shteti në këmbë. Po atentati i supozuar i Tom Doshit? U soll gjysma e Kuvendit. Shteti nëse e do e kap lepurin me qerre. Nëse nuk do të kishte ndikim dhe tentativa për manipulim gjithçka do të ishe zbardhur. U arrestua Nuredin Dumani, veprimet u bënë menjëherë. 184 dosjen e bujshme, e di sa rrugë beri dosja? Ishte dosje e hetuar që nga kryeministri tek polici i thjeshtë në Dibër. Ka ardhur Tiranë-Dibër 10 here. Kur duan të shpëtojnë njerëz me procedurë, e zvarrisin, kur duan ta zbardhin brenda natës e çojnë telefonin e një krimineli në Izrael,”- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll