Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Lala: Veliu gënjeu publikisht, çfarë e detyroi? E shantazoi krimi?

Por, sipas saj, kjo gjë u vërtetua më vonë, duke nxjerrë në pah dhe mashtrimin e bërë nga Veliu.

28 Qershor 2022, 22:01 Nga F.M
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Lala: Veliu gënjeu publikisht, çfarë
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se Policia e Shtetit gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se kreu i Policisë së Shtetit në atë kohë, Ardi Veliu, në deklaratën për media pas ngjarjes tragjike tha se në mjetin ‘Mercedes Benz’, tip “ML”, pa targa, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme, që mund të përdoreshin për shit-blerje të votës. Por, sipas saj, kjo gjë u vërtetua më vonë, duke nxjerrë në pah dhe mashtrimin e bërë nga Veliu.

“Mua më shqetëson se përse, sot që flasim, Ardi Veliu, gënjeu? E detyruan, e bëri për arsye politike, për interesa personale, se ishte i shantazhuar nga krimi? Pse gënjeu? Alfred Shehu është sot në SPAK, kishte një listë me emra. Pse gënjyen ata?”- tha Lala.

klodiana lala pjerin xhuvani

Sondazh

Poll