Aktualitet

“Largohu bashkë me stafin”, zbulohet mesazhi që iu dha drejtoreshës pasi iu vendos tritoli në makinë

Shpërthimi i tritolit u bë në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere.

28 Qershor 2022, 19:52 Nga F.M
“Largohu bashkë me stafin”, zbulohet mesazhi që iu dha
Suida Kuka

SHKODËR- Drejtoresha e Operatorit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka e ka mësuar nga efektivë të policisë lajmin se në mjetin e saj të llojit “Range Rover” i kishin vendos tritol. Mësohet se policia i ka kërkuar Kukës që të largohej nga institucioni bashkë me stafin, pasi u rrezikohej jeta. Shpërthimi i tritolit u bë në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere.

Tritoli ishte vendosur në gomën e parë të mjetit të Kukës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar që po udhëtonte me motor. Ai është afruar tek mjeti luksoz i drejtoreshës dhe ka vendosur pakon me tritol. Më pas është larguar. Nuk dihet nëse shkak për këtë atentat është bërë detyra e Kukës apo ndonjë konflikt personal që mund të ketë zyrtarja.

suida kuka deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder

Sondazh

Poll