Aktualitet

I vendosi tritolin mjetit luksoz të drejtoreshës, autori ishte i maskuar dhe me motor, e filmuan kamerat

Lënda plasëse u pikas para se Kuka të hipte në makinë dhe për pasojë nuk ka shpërthyer e nuk është realizuar atentati.

28 Qershor 2022, 19:12 Nga F.M
I vendosi tritolin mjetit luksoz të drejtoreshës, autori ishte i
Vendi ku u vu tritoli në Shkodër

SHKODËR- Personi që ka vendosur tritolin në makinën e drejtoreshës së operatorit shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, ka qenë me motor. Mësohet se kamerat e sigurisë të vendosura në zonë kanë filmuar një person të maskuar që udhëton me motor dhe ndalon pranë mjetit luksoz të drejtoreshës. Pasi lë pakon me tritol pranë “Range Rover”-it, personi në fjalë largohet.

Lënda plasëse u pikas para se Kuka të hipte në makinë dhe për pasojë nuk ka shpërthyer e nuk është realizuar atentati. Forcat xheniere e shpërthyen në mënyrë të kontrolluar, por nuk dihet ende nëse arsyeja e përgatitjes së këtij atentati ka të bëjë me detyrën e Kukës apo me ndonjë konflikt personal që mund të ketë pasur e reja.

tritol ne shkoder suida kuka deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder

Sondazh

Poll