Aktualitet

Shpërthehet pakoja që 'alarmoi' Shkodrën, brenda kishte tritol

Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye.

28 Qershor 2022, 18:41 Nga F.M
Shpërthehet pakoja që 'alarmoi' Shkodrën, brenda kishte
Policia

SHKODËR- Pakoja që alarmoi Shkodrën ditën e sotme kishte tritol brenda. Mësohet se Specialistë të forcave Xheniere kanë arritur të bëjnë largimin e pakos nga “Vojo Kushi”, vendi ku u gjet. Pakoja është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga ‘xheniot’. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon.

tritol ne shkoder shkoder policia e shkodres deshton atentati ndaj drejtoreshes ne shkoder

Sondazh

Poll