Bota

Albin Kurti: S'do lejoj 'Serbi të dytë' në Kosovë, si në Bosnje Hercegovinë

27 Qershor 2022, 21:16 Nga F.M
Albin Kurti: S'do lejoj 'Serbi të dytë' në
Albin Kurti

Peka: Cilat nga marrëveshjet që ju keni kundërshtuar në opozitë, sot kategorikisht nuk do t’i miratonit?

Kurti: Po ta zëmë, ka marrëveshje që ka qenë e mirë; ajo për nustrifikimin e diplomave, por nuk është realizuar asnjëherë. Ka marrëveshje që unë e kam kundërshtuar shumë, por është e pashmangshme sot, se në krejt takimet rajonale e shpeshherë edhe në organizatat evropiane përdoret: është ‘Fusnota’! Çfarë të bëj unë tash kur në Bruksel ia vendosin, Kosovës, Fusnotën në dokumente dhe neve veç na e sjellin në Prishtinë?!

Unë e kam kundërshtuar para se të bëhet!

E kam kundërshtuar kur është aprovuar dhe kam thënë se është e keqe kjo që u bë, mirëpo dhjetë vjet më vonë, në 2022-in, mua më vjen ajo ‘Fusnota’.

Peka: Këtu kam një pyetje konkrete. Keni thënë se është e keqe ajo çfarë është bërë, apo keni thënë se kur të vij unë pushtet, ajo nuk do të zbatohet?

Kurti: Jo, jo! Shikoni: këta, neve në arenën ndërkombëtare na kanë deformuar. Nuk ke çfarë zbaton aty. Thjesht në Bruksel ta vënë Fusnotën, asteriksin dhe unë nuk besoj se ne duhet t’i ndërpresim marrëdhëniet me Brukselin për këtë gjë. Ndërkaq, Asocioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është arsyeja pse për ne vazhdon të jetë një marrëveshje edhe sipas kushtetueshmërisë së Kosovës e papranueshme , lërë më sipas qëndrimeve dhe bindjeve tona politike. Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës. Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëhërë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial , i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë Asocionin e Komunave me Shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo.

 

Sondazh

Poll