Bota

Shkon në 10 numri i të vdekurve dhe 40 i të plagosurve në sulmin ajror në qendrën tregtare Kremenchuk

Ky raport vjen pasi Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, tha më herët të hënën se dy persona kishin vdekur dhe se 20 persona ishin plagosur, nga të cilët nëntë ishin në gjendje të rëndë, pas sulmit ajror.

27 Qershor 2022, 19:42 Nga d.a.
Shkon në 10 numri i të vdekurve dhe 40 i të plagosurve në
sulmi ne Ukraine

UKRAINË- Dmytro Lunin, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Poltava, rishikoi numrin e të vdekurve nga sulmi ajror i së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk në 10 të vdekur dhe 40 të plagosur.

Ky raport vjen pasi Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, tha më herët të hënën se dy persona kishin vdekur dhe se 20 persona ishin plagosur, nga të cilët nëntë ishin në gjendje të rëndë, pas sulmit ajror.

Raportet fillestare nga Presidenti Volodymyr Zelensky sugjerojnë se të paktën 1,000 njerëz mund të kenë qenë në ndërtesë kur u godit.

dmytro lunin lufta ukraine-rusi sulm ne kremenchuk kyrylo tymoshenko

Sondazh

Poll