Bota

Johnson: Sulmi në Ukrainë tregon thellësitë e barbarizmit të Putinit

Më shumë se 1,000 njerëz ishin brenda qendrës tregtare kur një raketë ruse qëlloi në ndërtesë.

27 Qershor 2022, 19:20 Nga I.A
Johnson: Sulmi në Ukrainë tregon thellësitë e barbarizmit
Boris Johnson

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson tha se sulmi në një qendër tregtare në qytetin qendror të Ukrainës Kremenchuk të hënën tregoi thellësitë e mizorisë dhe barbarizmit në të cilin do të zhytej presidenti rus Vladimir Putin.  

“Ky sulm i tmerrshëm ka treguar edhe një herë thellësitë e mizorisë dhe barbarisë në të cilën do të zhytet lideri rus”, tha Johnson. 

Më shumë se 1,000 njerëz ishin brenda qendrës tregtare kur një raketë ruse qëlloi në ndërtesë. Po ashtu Johnson shtoi se Putin duhet të kuptojë e sjellja e tij po forcon vendosmërinë e Ukrainës.

"Edhe një herë mendimet tona janë me familjet e viktimave të pafajshme në Ukrainë. Putini duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të forcojë vendosmërinë e Ukrainës dhe të çdo vendi tjetër të G7 për të qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet", tha kryeministri britanik.  

boris johnson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll