Aktualitet

Shkoi i plagosur në spital/ I riu nga Elbasani kapet nga Policia, sendet në makinë e “dogjën”

Sipas njoftimit të policisë, në deklaratën paraprake i riu ka thënë se është dëmtuar pasi është rrëzuar, por policia pas kontrollit të mjetit të tij ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri.

26 Qershor 2022, 10:00 Nga d.a.
Shkoi i plagosur në spital/ I riu nga Elbasani kapet nga Policia, sendet
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 22-vjeçar nga Elbasani është paraqitur në spital me një dëmtim në krah ku ps ndihmës së parë është nisur drejt Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, në deklaratën paraprake i riu ka thënë se është dëmtuar pasi është rrëzuar, por policia pas kontrollit të mjetit të tij ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri.

Në hetimet paraprake dhe nga materialet e zbuluara dyshohet se i riu i përdorte mjetet për të kryer vjedhje, por policia po vijon ende punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacione paraprake

Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll