Art&Argëtim

FT/ Hoqi dorë nga froni, ish-princesha japoneze shfaqet e lumtur në New York

Ish-prioncesha 30-vjeçare u shfaq me një fund të gjelbër me një këmishë të zezë dhe pulovër, shoqëruar me çizme të thjeshta.

25 Qershor 2022, 14:20 Nga j.c
FT/ Hoqi dorë nga froni, ish-princesha japoneze shfaqet e lumtur në
Mako Komuro

SHBA- Ish-Princesha japoneze Mako Komurou pa me bashkëshortin e saj, Kei Komuro, në qytetin e Nju Jorkut. Çifti dukej mjaft i lumtur teksa ecnin dorë për dorë në Midtoën të ​​enjten.

Ish-prioncesha 30-vjeçare u shfaq me një fund të gjelbër me një këmishë të zezë dhe pulovër, shoqëruar me çizme të thjeshta. Ajo i kishte floket e saj të gjatë të lidhura bisht ndërkohë që baluket i kishte të çrregullta.

Sipas Daily Mail, bashkëshorti i saj gjithashtu 30-vjeç kshte të veshur një kostum të zi dhe këmishë blu ndërkohë që mbante me vete një çantë laptopi. Ish-princesha kishte të drejtën që të merrte një pagese prej 1.3 milionë dollarësh nga qeveria japoneze pasi hoqi dorë nga statusi i saj fisnik, por ajo e refuzoi atë.

Mako, mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, thuhet se ka përdorur të kaluarën e saj në historinë e artit duke shërbyer si një vullnetare e papaguar në Muzeun Metropolitan të Artit.

"Ajo ka qenë veçanërisht e përfshirë në përgatitjen e një ekspozite pikturash të frymëzuara nga jeta e një murgu të shekullit të 13-të, i cili udhëtoi në të gjithë Japoninë ndërsa prezantoi Budizmin", sipas Japan Times.

Mako ka një diplomë për art dhe trashëgimi kulturore nga Universiteti Ndërkombëtar i Krishterë në Japoni, ku u njoh me bashkëshortin e saj. Ata u takuan në vitin 2013 kur të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë jashtë Tokios. Çifti u fejua jozyrtarisht në vitin 2017 dhe kishin planifikuar të martoheshin në nëntor 2018.

Fillimisht, lajmi u prit me kënaqësi në Japoni, por më pas një skandal u rrit kur u zbulua se nëna e tij, Kayo, nuk kishte shlyer një hua prej 4 milionë jen (35,000 dollarë).  Debati bëri që kritikët të thonin se  Komuro po martohej me princeshën e atëhershme vetëm për para ose famë.

Ndërkohë që në 2020 princesh vendosi të linte statusin e saj mbretërorë dhe të fillonte një jetë normale me Komuro-n.  Vetëm anëtarët meshkuj të familjes perandorake japoneze lejohen të martohen me njerëzit e thjeshtë.

mako komuro kei komuro

Sondazh

Poll