Art&Argëtim

VIDEO/ Pas Aguilerës dhe Spears, Madonna puth në skenë reperen Tokischa

Gjatë performancës dy artistet shkëmbyen një puthje e cila i rikujtoj fansave të zjarrtë të Madonnës puthjen në vitin 2003 me Britney Spears në MTV Video Music Awards.

25 Qershor 2022, 09:00 Nga j.c
VIDEO/ Pas Aguilerës dhe Spears, Madonna puth në skenë reperen
Madonna dhe Tokischa

SHBA- Këngëtarja Madonna festoi  muajin e krenarisë së komunitetit  LGBTQ në një koncert në Nju Jork të enjten mbrëma. Shfaqja ishte e pasur me performanca drag queen, ndërsa “mbretëresha e popit” shoqërohej në skenë nga reperia nga Republika Domenikane, Tokischa.

Gjatë performancës dy artistet shkëmbyen një puthje e cila i rikujtoj fansave të zjarrtë të Madonnës puthjen në vitin 2003 me Britney Spears në MTV Video Music Awards. Momenti i puthjes u filmua nga fansat të cilët ishin pjesë e koncertit dhe menjëherë e shpërndanë në rrjetet sociale ku tashmë është bërë edhe virale.

Sipas Proto Thema, Tokischa është quajtur nga shumë media se është një nga këngëtaret simbole të lirisë seksuale. 

"Unë jam shumë vulgare në tekstet e mia dhe gjithçka që shpreh është shumë e vërtetë. Njerëzit identifikohen me gjithë këtë”- tha ajo në një intervistë.

Dy këngëtaret kanë sjellë për publikun pak kohë më parë bashkëpunimin e tyre të parë i cili titullohet “Hung Up”.

madonna lgbtq tokischa

Sondazh

Poll