Art&Argëtim

Billie Eilish ndërpret koncertin në SHBA, proteston kundër vendimit të gjykatës për abortin

ë premten, Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi një vendim 50-vjeçar të njohur si Roe v Wade që garantonte të drejtat e abortit në mbarë vendin për gratë.

25 Qershor 2022, 12:49 Nga j.c
Billie Eilish ndërpret koncertin në SHBA, proteston kundër
Billie Eilish

SHBA- Këngëtarja Billie Eilish ka përdorur koncertin e saj në Glastonbury për të protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për t'i dhënë fund të drejtës kushtetuese për abortin.

"Sot është një ditë vërtet, vërtet e errët për gratë në SHBA. Unë thjesht do ta them këtë sepse nuk mund të duroj të mendoj më për këtë,"- tha 20-vjeçarja nga Pyramid Stage.

Ajo vazhdoi i dedikojë Your Power, një këngë për burrat e moshuar që abuzojnë me pozitën e tyre, të gjithë të prekurve. Të premten, Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi një vendim 50-vjeçar të njohur si Roe v Wade që garantonte të drejtat e abortit në mbarë vendin për gratë. Vendimi do të thotë se miliona gra në të gjithë SHBA-në do të humbasin të drejtën e tyre ligjore për abort.

Eilish nuk ishte e vetmja në koncertin ‘Glastonbury’ që protestoi ndaj vendimit. Më herët gjatë natës, ylli i muzikës indie-folk Phoebe Bridgers bëri një deklaratë të ngjashme.

"Kjo është hera ime e parë këtu. Është mahnitëse, por po kaloj një ditë të vështirë" -tha ajo.

Bridgers vazhdoi duke sharë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që sipas saj përpiqen të tregojnë se çfarë të bëjmë me trupat tanë.

billie eillish \'glastonbury’ roe v wade phoebe bridgers

Sondazh

Poll