Aktualitet

VIDEO/ 'Ulu', aksion policie në mes të natës në Astir, 2 persona shtrihen në tokë

Aksion policie në Astir. Dy të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

25 Qershor 2022, 07:37 Nga A.B
VIDEO/ 'Ulu', aksion policie në mes të natës në
Momenti i arrestimit

TIRANË- Këto janë pamjet nga aksioni i policisë, i kryer dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Dosja.al sjell pamje që tregojnë aksionin e policisë ku janë arrestuar dy shpërndarës droge.

Në video, shihen policët të veshur civilë të cilët kanë mundur të neutralizojnë të dyshuarit, ndërkohë që këta të fundit shtrihen përtokë gjatë aksionit të forcave policore. 'Ulu' dëgjohen të thonë policët ndërkohë që nxitojnë t'u vendosin prangat personave të ndaluar. Mjeti i personave të dyshimtë u ndalua, e po ashtu edhe qarkullimi i mjeteve të tjera, deri në përfundimin e aksionit policor. 

Identitetet e dy të rinjve të vënë në pranga nuk janë bërë ende të ditur. 

aksion ne astir

Sondazh

Poll