Art&Argëtim

Ardit Gjebrea mesazh mirënjohës për stafin dhe publikun në fund të sezonit të ‘E diela shqiptare’

29 Korrik 2019, 11:10 Nga DOSJA
Ardit Gjebrea mesazh mirënjohës për stafin dhe publikun në

TIRANË- Kantautori dhe moderator i njohur Ardit Gjebrea drejton për 11 vjet rradhazi programin e çdo të diele “E Diela Shqiptare”.

Gjebrea është një prej emrave më të dashur të publikut shqiptar, dhe në përfundim të këtij sezoni të së “Dielës Shqiptare”, moderatori nuk ka lënë pa falenderuar stafin e tij dhe të gjithë publikun që vazhdon ta ndjek prej kohësh.

Në statusin e tij në rrjetet sociale Gjebrea thekson se familja e madhe e të Dielës Shqiptare është e tillë vetëm prej punës që bën “skuadra familje” në këtë program.

“#edielashqiptare sot përfundoi vitin e 11të.

Mirënjohja ime është për skuadrën që punon me pasion, besim dhe dashuri, për skuadrën që nuk tha një herë: u lodha, nuk bëhet…

Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty edhe kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri tjetrin.

E nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.

Dhe së fundi, falënderoj çdo shikues që për 11 vite me besnikëri na ndjek, që ndan me ne gëzmin dhe lotin, muzikën dhe protagonizmin. Sepse kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin.

Çdo telekomandë që mbetet tek #edielashqiptare është shpërblimi i vetëm i mundit të çdo dite. Faleminderit me zemër!”

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea mesazh falenderues per stafin dhe publikun ardit gjebrea mesazh falenderues per stafin dhe publikun

Sondazh

Poll