Art&Argëtim

Luksi i shfrenuar i VIP-ave shqiptarë, pushimet mijëra euroshe në Mykonos! Krah Nusretit personazhet që zgjodhën destinacio

29 Korrik 2019, 10:41 Nga DOSJA
Luksi i shfrenuar i VIP-ave shqiptarë, pushimet mijëra euroshe në

Nga Blendi Fevziu tek Arbana Osmani duket se të gjithë personazhet e shoëbiz-it shqiptar kanë zgjedhur të shkojnë në Mykonos.

Ishulli i famshëm grek, Mykonos njihet për jetën e shfrenuar mes luksit, dhe VIP-a nga e gjithë bota zgjedhin të vizitojnë këtë destinacion që ngjan me një parajsë. Bardhësia që karakterizon të gjithë shtëpitë e ishullit, me një arkitekturë unike dhe pozicionimi shkallë-shkallë, falin një pamje madhështore.

Por, sikurse është një destinacion i lakmuar aq është dhe i shtrenjtë! Një natë në Mykonos kap shifra të ‘çmendura’ për njerëz të thjeshtë. Vlera minimale 1 mijë euro për një dhomë hoteli, e bën të lakmuar por të paarrirë.

Duket se VIP-at shqiptarë e kanë të parin në listë kur bëhet fjala për të pushuar gjatë sezonit veror. Ujrat e kaltra më një magji ngjyrash dhe restorantet e clubet luksoze, shoqëruar me arkitekturën e pahasur në asnjë vend tjetër, por edhe Nusreti( kuzhinieri i famshëm me stilin e tij të veçantë) janë tundimet që bëjnë të bien pre njerëzit ‘e pasur’ të Shqipërisë.

1.Arbana Osmani dhe i dashuri i saj Eduart Grishaj zgjodhën të kalonin disa ditë të bukura në Mykonos dhe e nisën sezonin e udhëtimeve me këtë destinacion.

2.Pas Maçu Piçut në Amerikën Latine, Blendi Fevziu ka zgjedhur të arratiset disa ditë në Mykonos. Si duket dhe moderatori i njohur u tundua nga fotot e shumta që qarkullojnë mes VIP-ave shqiptarë.

3.Ilda Bejleri shkoi me helikopter privat në Mykonos dhe ndau foto nga ishulli luksoz ku duket se po shijon ditët e nxehta të verës.

4.Adrola Dushi, e cilësuar si një ndër modelet më të bukura shqiptare u shfaq në Mykonos dhe zgjodhi të kalojë një pjesë të pushimeve në vendin e preferuar.

5.Rashel Kolaneci, ish-velina e Xing-ut që mori vëmendje për format e saj të bëshme, nuk rreshtet së pushuari në Mykonos, që duket se e ka bërë si një udhëtim të natyrshëm.

6.Arjola Shehu nuk linte dot pa provuar dorën e Nusretit që me delikatesë e ushqeu me dorën e tij bukuroshën e ekranit shqiptar.

 

 

Na ushqeu Nusretiii ??❤️❤️ #saltbae

A post shared by Arjola Shehu (@arjola_shehu) on

7.Dorina Mema, sportistja seksi bashkë me të bijën prej ditësh ndodhen në Mykonos ku bëjnë një jetë luksi të shfrenuar.

 

 

Burre per shpi jo burra qe s’dine me te zi nje veze pas stervitje @nusr_et my muscles need youuu ? ???? #bestrestaurant @nusr.etmykonos

A post shared by Dorina Mema ?? (@dorinamema_official) on


8.Viola Spiro që mezi e kishte pritur të provonte hedhjen e kripës si Nusreti, dhe ka vizituar restorantin e tij në Mykonos.

9.Armina Mevlani ishte në Mykonos për disa ditë, prej ku postoi dhe fotot e saj të nxehta!

10.Lori Hoxha e ka të përvitshme që disa ditë t’i kalojë në ishullin e luksit që për shumë shqiptarë është një ëndërr.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz luks i shfrenuar pushime ne mykonos vip-at shqiptare luks i shfrenuar pushime ne mykonos vip-at shqiptare

Sondazh

Poll