Bota

"Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim", Borell flet pas 'dështimit' të Samitit të Brukselit

Borell u shpreh i zhgënjyer për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 Qershor 2022, 19:37 Nga d.a.
"Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim", Borell flet pas
Josep Borell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borell u shpreh i zhgënjyer për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz. Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”,-tha Borell.

Borell më herët ishte shprehur optimist se sot do të kishte progres në rrugën e integrimit për Ballkanin Perëndimor në BE, megjithatë ai u shpreh se ende ka shpresa pasi nuk i dihet ça mund të ndodhë në parlamentin bullgar.

josep borell samiti i brukselit

Sondazh

Poll