Bota

Ju refuzua aborti edhe kishte nisur spontanisht, turisjta amerikane la e traumatizuar spitalin e Maltës

Mes frikës për shëndetin e Prudentes, çifti kërkuan një abort kur iu tha se shtatzënia nuk ishte më e qëndrueshme. Megjithatë, kërkesa u refuzua pasi Malta nuk e lejon abortin në asnjë rrethanë.

23 Qershor 2022, 19:14 Nga d.a
Ju refuzua aborti edhe kishte nisur spontanisht, turisjta amerikane la e
Andrea Prudente

MALTË- Një gruaje amerikane, së cilës iu refuzua një kërkesë për abort në Maltë, pasi i kishin nisur simptomat e një aborti, është lejuar të udhëtojë në Spanjë për të ndërprerë shtatzëninë atje, tha avokati i saj të enjten.

Sipas Guardian, Andrea Prudente, 38 vjeç, e cila është 16 javë shtatzënë, ishte me pushime në Maltë me partnerin e saj, Jay Weeldreyer, kur filloi të kishte simptomat e një aborti një javë më parë dhe u shtrua në spital me gjakderdhje të rëndë.

Mes frikës për shëndetin e Prudentes, çifti kërkuan një abort kur iu tha se shtatzënia nuk ishte më e qëndrueshme. Megjithatë, kërkesa u refuzua pasi Malta nuk e lejon abortin në asnjë rrethanë.

Mjekët kishin refuzuar ta vërtetonin atë si të përshtatshme për të udhëtuar, por që atëherë janë bërë marrëveshje përmes sigurimit të udhëtimit të çiftit për t'i mundësuar asaj të fluturojë në ishullin spanjoll të Mallorca.

Kompania e sigurimeve ka finalizuar marrëveshjet që ata të transportohen me avion në Mallorca. Andrea po nënshkruan veten pasi këshillat mjekësore malteze janë që ajo të qëndrojë nën vëzhgim,” tha avokatja e çiftit, Lara Dimitrijevic.

Malta është i vetmi vend i BE-së që ka një ndalim total të abortit. Ministria e Shëndetësisë nuk ka komentuar për rastin.

andrea prudente jay weeldreyer aborti ne malte

Sondazh

Poll