U bë vendi i parë që e vendosi, Austria heq mandatin e detyrueshëm të vaksinës kundër Covid-19
Foto ilustruese AUSTRI- Austria po heq mandatin e saj të vaksinave, katër muaj pasi ajo u bë vendi i parë i BE-së që i b...
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, përfshi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
KOSOVË- Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Ferenc Kajari, priti të enjten në një takim Ambasadorin e Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, përfshi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Më tej, komandanti hungarez i misionit të KFOR-it falënderoi ambasadorin Tolkach për kontributin e vlefshëm të Ukrainës. “Do doja të shprehja mirënjohjen time ndaj kontingjentit të Ukrainës dhe për profesionalizimin që ata kanë treguar dhe kontributin e përditshëm në garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë të të gjithë njerëzve në Kosovë, që nga viti 1999.”
Gjatë vizitës së tij, ambasadori Tolkach u takua edhe me përfaqësues të kontingjentit të trupave ukrainase të vendosura në misionin e KFOR-it, përfshi personeli që shërben në Grupin e Përbashkët të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it, si pjesë e Detashmentit për Lirinë e Lëvizjes.
Në misionin e KFOR-it kanë shërbyer 40 ushtarë ukrainas. Por, ata presin të kthehen në Ukrainë së shpejti, për t’i dalë në ndihmë shtetit të tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret në muajin mars, duke kërkuar nga të gjithë pjesëtarët profesionistë të ushtrisë, që janë në misione paqeruajtëse në botë, të kthehen në Ukrainë.
Marrë nga REL.
Foto ilustruese AUSTRI- Austria po heq mandatin e saj të vaksinave, katër muaj pasi ajo u bë vendi i parë i BE-së që i b...
NIKE RUSI- Gjigandi amerikan i veshjeve sportive, Nike, tha se po largohet plotësisht nga tregu rus, tre muaj pasi pezulloi operacionet e tij në ...
Andrea Prudente MALTË- Një gruaje amerikane, së cilës iu refuzua një kërkesë për abort në Maltë, pas...
Trusti KOSOVË- Parlamenti i Kosovës nuk e miratoi të enjten projektligjin e propozuar nga opozita, nëpërmjet të cilit do t&rs...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar një ligj të Nju Jorkut që kufizon të drejtat e mbajtjes ...
Bomba në Kharkiv UKRAINË- Ekspertët e asgjësimit të bombave kanë neutralizuar një bombë FAB-500, e cila kishte mbet...
Foto ilustruese SHBA- 6 persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në malet e Virxhinias Perëndimore. Helikopt...
Pornhub SHBA- Dy drejtuesit kryesorë të MindGeek, pronari i Pornhub, dhanë dorëheqjen të martën pas më s...
Uladzimer Matskevich BJELLORUSI- Një filozof i njohur bjellorus, Uladzimer Matskevich, është dënuar me pesë vjet burg për pje...
Afganet AFGANISTAN- Përpjekjet e organizuara të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në vendin e një tërmeti n&eu...