Bota

Tensione në Bullgari/ Eurodeputeti i IMRO protestë para shtëpisë së Borisov

Shkak për pakënaqësinë e tyre është kërkesa e GERB-it që të mbështesë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

22 Qershor 2022, 23:48 Nga k.m.
Tensione në Bullgari/ Eurodeputeti i IMRO protestë para
Angel Djambazki

SOFJE- Eurodeputeti i IMRO-s, Angel Djambazki, së bashku me mbështetësit e partisë, bllokuan shtëpinë e liderit të GERB, Bojko Borisov, në Bankya.

Protesta ka nisur këtë mbrëmje, ndërsa Borisov nuk është parë i bashkuar me turmën. Shkak për pakënaqësinë e tyre është kërkesa e GERB-it që të mbështesë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Para shtëpisë së ish-kryeministrit pati edhe përplasje të vogla, por tensionet u zbutën pasi Djambazki i siguroi se qëllimi i tyre nuk ishte të krijonin situata të pakëndëshme. Ai iu drejtua përfaqësuesve të GERB-it se janë para vendimeve të rëndësishme dhe duhet të mbrojnë qëndrimet bullgare.

“Ne kemi ardhur të takohemi me njeriun që heziton. Ne duam t’i themi zotit Borisov dhe të gjithë deputetëve se kjo kauzë i kalon të gjitha grindjet e brendshme partiake. Nuk duhet lejuar tradhtia kombëtare në ditët në vijim,"-tha Djambazki.

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari. Pas një mocioni mosbesimi që u mbajt sot në Parlamentin bullgar, u votua me 123 pro rrëzimit te Ekzekutivit. Pritet që të ketë zgjedhje të reja, hera e katërt brenda 2 vitesh. Kiril Petkov, konfirmoi edhe njëherë kandidimin e tij për kryeministër të vendit.

angel djambazki bullgari

Sondazh

Poll