Bota

Bllokada e grurit, ende asnjë marrëveshje mes Ukrainës e Rusisë

22 Qershor 2022, 22:51 Nga k.m.
Bllokada e grurit, ende asnjë marrëveshje mes Ukrainës e
Foto ilustruese

KIEV- Asnjë marrëveshje specifike nuk është arritur deri më tani për mbajtjen e bisedimeve katërpalëshe të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së për të diskutuar eksportet e drithit ukrainas. Lajmin e dha të mërkurën Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

"Aktualisht, konsultimet e ekspertëve midis palëve të interesuara janë duke vazhduar. Marrëveshjet specifike për mbajtjen e bisedimeve katërpalëshe të Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së nuk janë arritur ende,"-tha ai, njoftoi shërbimi i lajmeve Ukrinform.

Ukraina mirëpret përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për të zgjidhur çështjen e eksportit të grurit nga portet, tha Nikolenko. Ai tha gjithashtu se çështja e sigurisë mbetet parësore për Kievin.

Ministria turke e Mbrojtjes përsëriti të mërkurën se Turqia planifikon të organizojë një takim katërpalësh mbi eksportet e grurit në javët e ardhshme.

Çështja e eksportit të grurit ukrainas përmes Detit të Zi u diskutua më 8 qershor në bisedimet në Ankara nga ministrat e jashtëm rus dhe turk Sergej Lavrov dhe Mevlut Çavusoglu. Autoritetet turke kanë thënë më parë se mund të ofrojnë garanci sigurie për furnizimin me grurë ukrainas./ Marrë nga TASS

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll